Paqja në Jemen diskutohet në G20, shefi i OKB-së do takojë princin e Arabisë Saudite

Bota

Paqja në Jemen diskutohet në G20, shefi i OKB-së do takojë princin e Arabisë Saudite

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 06:30
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se është gati të takojë Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, gjatë samitit të G20-ës, që po mbahet në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Tema kryesore e bisedimeve, duket se është konflikti në Jemen, ku prej disa vitesh po luftojnë koalicioni i udhëhequr nga sauditët, me Houthi-t, të cilët kanë mbështetjen e Iranit, ndërsa qyteti Hodeidah është shndërruar në një fushë-betejë.

“Unë mendoj se jemi pranë krijimit të kushteve për mundësinë që bisedimet e paqes në Jemen, të fillojnë. Dhe sigurisht Arabia Saudite është absolutisht e rëndësishme për këtë qëllim dhe unë jam gati ta diskutoj atë me princin e kurorës ose me ndonjë zyrtar tjetër saudit, sepse besoj se është një objektiv shumë i rëndësishëm në momentin aktual”, u tha gazetarëve Guterres.

Një tjetër çështje për të cilën pritet të diskutohet në takimin e shefit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me Muhamed bin Slaman, do të jetë edhe ajo e hetimeve në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën arabe të Stambollit, në fillim të muajit tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat