Numri i fëmijëve të prekur me HIV në rënie

Bota

Numri i fëmijëve të prekur me HIV në rënie

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) njoftoi se numri i të rinjve që kanë HIV deri në vitin 2030 mund të bjerë me një të tretën - në 1.9 milion, ndërsa numri i fëmijëve që vdesin çdo vit nga ky virus mund të përgjysmohet në 56.000.

UNICEF në raportin e ri thotë se reduktimi i numrit të fëmijëve të infektuar dhe të sëmurë është një lajm i mirë, por procesi është ende i ngadalshëm.

Në raport thuhet se vetëm në vitin 2030 mund të infektoheshin 270,000 të rinj nën 19-vjeç, kryesisht në Afrikë.

Raporti, i publikuar në prag të Ditës Botërore të Luftimit të Sidës, është i një rëndësie të veçantë për Afrikën, e cila pritet të dyfishojë popullsinë deri në vitin 2050.

UNICEF ka thënë se vetëm gjysma e fëmijëve me HIV pozitivë nën 14-vjeç trajtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat