Zëdhënësi i Kremlinit: Putin është i gatshëm t’i vazhdojë bisedimet me Trumpin

Bota

Zëdhënësi i Kremlinit: Putin është i gatshëm t’i vazhdojë bisedimet me Trumpin

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 00:55
Putin dhe Trump

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Dmitry Peskov gjithashtu ka bërë të ditur se avokati i Presidentit amerikan, Michael Cohen, i ka kërkuar një administratori rus, që ta bëj të mundshme ndërtimin e një pallati Trump në Moskë, në janar të vitit 2016.

Avokati Cohen është gjetur fajtor pasi që kishte gënjyer Kongresin amerikan rreth synimeve të organizatës Trump për të ndërtuar një pallat në Moskë, shkruan Euronews.

Këto deklarata të zëdhënësit Peskov erdhën pasi që Presidenti Trump ka anuluar takimin me homologun Putin, për shkak të incidentit ushtarak të zhvilluar në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat