Shefi i spiunazhit të MI6 paralajmëron Putin: Mos na nënvlerësoni

Bota

Shefi i spiunazhit të MI6 paralajmëron Putin: Mos na nënvlerësoni

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:40
Putin

Në një fjalim historik, kreu i MI6, Alex Younger, i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Vladimir Putinit.

Alex Younger, i cili u bë shefi i shërbimit të inteligjencës britanike në vitin 2014 ka thënë se agjencitë spiunuese të Mbretërisë së Bashkuar duhet të transformohen.

Fjalimi ishte i zjarrtë, dhe ai pretendoi se Rusia po nxit një “konfrontimi të përhershëm” me Perëndimin.

Ai ka folur gjithashtu edhe për sulmin e agjent nervor ndaj Sergei Skripal, një spiun ish-rus, në Salisbury . Ngjarja ka ndodhur në mars të këtij viti. Që prej asaj kove marrëdhëniet mes Britanisë dhe Rusisë kanë qenë kritike.

Forcat e sigurisë britanike identifikuan kimikatin e përdorur kundër ish-spiunit rus, raporton Daily Star.

Novichok ishte një grup i fuqishëm agjentësh nervorë, i cili u zhvillua nga ushtria sovjetike në vitet ’70 dhe ’80.

Moska vazhdon të mohojë përfshirje e saj në ngjarje dhe akuzon agjencitë e inteligjencës britanike. Rusia është shprehur se Britania ka organizuar sulmin për të nxitur më tej urrejtjen anti-ruse.

Por, duke folur në ish-universitetin e tij në St Andrews në Skocisë, ai paralajmëroi: “Rusia apo ndonjë shtet tjetër që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetës duhet të mos nënvlerësojë vendosmërinë tonë dhe aftësitë tona, apo ato të aleatëve tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat