Trump thotë se ka gjasë të takohet me Jong-un në fillim të 2019

Bota

Trump thotë se ka gjasë të takohet me Jong-un në fillim të 2019

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 11:10
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë para gazetarëve se një samit i dytë me udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, mund të ndodhë në “janar ose shkurt të vitit 2019”.

Këto komente Presidenti amerikan i ka bërë në bordin e Forcave Ajrore, tek sa po kthehej nga samiti i G-20, i organizuar në Argjentinë, shkruan NBC News.

“Ne kemi biseduar për tre vende, mirëpo ende nuk e kemi përcaktuar lokacionin”, ka thënë Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat