Uashingtoni kërkon një pozicion të unifikuar të NATO-s përballë Moskës

Bota

Uashingtoni kërkon një pozicion të unifikuar të NATO-s përballë Moskës

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 17:56
Pompeo dhe Stoltenberg

SHBA-ja shprehu mbështetjen e saj për NATO-n, por i paraqiti zyrtarisht aleatëve europianë padurimin e saj për të miratuar një qëndrim të përbashkët përballë veprimit të Rusisë në Ukrainë.

”NATO-ja është një instrument i domosdoshëm për sigurinë e Europës”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në momentin e mbërritjes në selinë e Aleancës në Bruksel për një takim me homologët e tij të 28 shteteve të tjera anëtare.

Qëllimi i zyrtarit amerikan është të shpërndajë dyshimet në lidhje me angazhimin e SHBA-së, nxitur nga qëndrimet e shfaqura të presidentit, Donald Trump.

Presidenti ngre pikëpyetje për dobinë e organizatave ndërkombëtare, pranoi Mike Pompeo në një fjalim drejtuar pjesëmarrësve gjatë një simpoziumi të organizuar nga ”Fondi Gjerman Marshall” në Bruksel përpara takimit në selinë e NATO-s. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat