Kaledonia e Re tronditet nga dy tërmete të forta, i pari shkaktoi alarm për cunami

Bota

Kaledonia e Re tronditet nga dy tërmete të forta, i pari shkaktoi alarm për cunami

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:58
Foto

Një lëkundje e re e fortë ka tronditur ishullin e Kaledonisë së Re këtë të mërkurë, vetëm pak orë pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin e Paqësorit. Megjithatë, sipas autoriteteve nuk ka asnjë paralajmërim për cunam.

Lëkundja e dytë e fortë u regjistrua në orën 17:43 me atë lokale (7:43 me tonën), me një thellësi prej 10 km diku rreth 192 km larg zonës Tadine, në lindje-juglindje të Kaledonisë së Re, një territor francez në veri të Zelandës së Re.

Shërbimi Gjeologjik amerikan e raportoi fillimisht lëkundjen të magnitudës 7 sipas shkallës Rihter, por e uli më pas në 6.6. Më herët, banorët e Kaledonisë së Re morën mesazhe të shkruara në telefon, përmes të cilave udhëzoheshin të strehoheshin urgjentisht, pas lëkundjes së magnitudës 7.5 që goditi rreth 2 orë e gjysmë më herët.

Image

Edhe pse nuk pati raportime të menjëhershme për dëme nga tërmeti i parë i fuqishëm, ai shkaktoi panik, madje edhe alarmin për cunam, duke detyruar autoritetet të nisnin urgjentisht evakuimet.

Sipas Qendrës së Paralajmërimeve për Cunami në Paqësor, pas lëkundjes së parë parashikoheshin dallgë që mund të mbërrinin deri në 3 metra lartësi.

“Aktivizuam sirenat e alarmit përgjatë brigjeve lindore dhe në të gjithë territorin e ishujve Loyalty”, tha Eric Backes, drejtor i Autoritetit të Mbrojtjes Civile të ishullit. “Njerëzit duhet të largohen menjëherë nga bregu dhe të ngjiten në vende malore, ose të shkojnë në pikat e evakuimit të përcaktuara në çdo komunë”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat