Mattis: Duhen ende prova për të zbardhur vrasjen e Khashoggit

Bota

Mattis: Duhen ende prova për të zbardhur vrasjen e Khashoggit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:36
Jim Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i kritikuar nga një senator me influencë se është treguar i rezervuar për të akuzuar princin saudit të kurorës si porositësin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi sot se po kërkon ende prova për gjetjen e autorit të këtij krimi.

”Nëse shprehem në këtë mënyrë, kam nevojë për prova”, deklaroi ai në momentin e nisjes drejt Otavës, ku do të marrë pjesë të enjten në një takim të koalicionit anti-xhihadist në Siri dhe Irak.

“Jam i bindur se do të gjejmë më shumë prova rreth ngjarjes. Nuk e di ende as se çfarë do të dalë në dritë, as se kush do të jetë i përfshirë”, tha Mattis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat