Rrëzohen avionët e ushtrisë amerikane, vazhdojnë kërkimet për pilotët

Bota

Rrëzohen avionët e ushtrisë amerikane, vazhdojnë kërkimet për pilotët

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

 

Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është në proces në Japoni pas një incidenti që përfshin dy avionë të Korpusit të Marinës Amerikane.

Avionët e përfshirë janë një KC-130 dhe një F / A-18 me seli në Iwakuni afër Hiroshimës dhe mbanin shtatë persona, thanë zyrtarët e marinsave.

Një i mbijetuar është shpëtuar nga ekipet kërkimore japoneze, por gjashtë të tjerë mbeten të zhdukurm përcjell syri.net.

Mediat amerikane thonë se dy aeroplanët u rrëzuan gjatë furnizimit me karburant në mes të ajrit, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Trupat Detare njoftuan në rrijetin social Twitter se incidenti ndodhi rreth orës 02:00 të enjten (ora 17:00 GMT të mërkurën).

Kishte pesë persona në C-130 dhe dy në F-18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat