Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi i bombës në Iran

Bota

Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi i bombës në Iran

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 09:33
Çabahar, Iran, 6 dhjetor 2018.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se së paku tre njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në qytetin port Çabahar.

Sipas njoftimeve, shpërthimi ndodhi pranë një stacioni të policisë.

Agjencia e lajmeve IRNA citoi burimet e saj të kenë thënë se ka shumë gjasa që shpërthimi ka qenë "sulm vetëvrasës" kundër policisë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.

Çabahar është një qytet në Gjirin e Omanit, rreth 100 kilometra në perëndim të kufirit të Iranit me Pakistanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat