Ukraina i kërkon SHBA-së të kryejë një fluturim "të jashtëzakonshëm"

Bota

Ukraina i kërkon SHBA-së të kryejë një fluturim "të jashtëzakonshëm"

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
Ilustrim

Ushtria amerikane njoftoi sot se ka kryer një fluturim "të jashtëzakonshëm" mbi Ukrainën sipas Marrëveshjes Qiejt e Hapur, për të konfirmuar përkushtimin e saj ndaj këtij vendi pasi Rusia konfiskoi tre anije ukrainase.

"Sulmi i paprovokuar rus mbi anijet ukrainase në Detin e Zi afër ngushticës Kerçk është një përshkallëzim i rrezikshëm në modelin e të gjitha aktiviteteve provokuese dhe kërcënuese", njoftoi Pentagoni, transmeton Reuters.

SHBA kërkon marrëdhënie më të mira me Rusinë, por kjo nuk mund të ndodhë ndërkohë që veprimet e paligjshme dhe destabilizuese vazhdojnë në Ukrainë dhe në zona të tjera, thuhet në deklaratë.

Pentagoni tha se forcat ajrore amerikane zhvilluan një fluturim të veçantë vëzhgimi mbi Ukrainën për të treguar solidaritet pas konfrontimit detar të Ukrainës me Rusinë.

Këto fluturime janë planifikuar paraprakisht, por marrëveshja lejon fluturime "të jashtëzakonshme" ose të paplanifikuara nëse dy anëtarë bien dakord.

Në këtë rast, Ukraina ka kërkuar një fluturim dhe SHBA ka rënë dakord ta zbatojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat