Trump sulmon sërish marrëveshjen e Parisit për Klimën

Bota

Trump sulmon sërish marrëveshjen e Parisit për Klimën

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:26
Donald Trump

Donald Trump kritikoi sërish sot marrëveshjen e Parisit për klimën, me argumentin se lëvizja e ”jelekëve të verdhë” në Francë ishte prova që kjo marrëveshje nuk po funksionon.

”Marrëveshja e Parisit nuk po ecën aq mirë edhe për Parisin. Protesta dhe trazira kudo në Francë’’, shkruan në Twitter presidenti amerikan.

”Qytetarët nuk duan të paguajnë shuma të mëdha parash”, vijon presidenti i 45-ë i SHBA-së, i cili e ka kthyer tashmë në diçka të zakonshme postimin e mesazheve që në orët e para të mëngjesit.

Nuk është hera e parë që kreu i Shtëpisë së Bardhë shfaq hapur qëndrimin e tij në lidhje me këtë lëvizje. Ai ironizoi më herët, ditën e martë lëshimet e bëra nga ana e Emmanuel Macron për ”jelekët e verdhë”, duke vlerësuar se marrëveshja e Parisit ishte e prirur për të dështuar. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat