Të paktën 13 të vdekur në një aksident rrugor

Bota

Të paktën 13 të vdekur në një aksident rrugor

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trembëdhjetë persona vdiqën sot në një aksident rrugor në provincën indiane të Kashmirit, automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë nga një lartësi prej 70 metrash në një përrua, njoftoi policia.

Aksidenti u regjistrua ndërsa autobusi i cili po transportonte 26 pasagjerë po hynte në një kthesë në një rrugë të ngushtë në rajonin malor të Poonch, rreth 200 kilometra në jug të qytetit Srinagar (veri), njoftoi për median kreu i policisë, Rajiv Pandey.

‘’Trembëdhjetë persona vdiqën në aksident dhe disa të tjerë u plagosën, shtoi ai, përfshirë tre në gjendje më të rëndë të cilët u transportuan nga ajri në një spital të qytetit Jammu. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat