Samit i shteteve të Gjirit në kohën e tensioneve me Katarin

Bota

Samit i shteteve të Gjirit në kohën e tensioneve me Katarin

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:04
Emiri i Katarit Tamim bin Hamad al-Thani kishte marrë pjesë në samitin e vendeve të Gjirit më 2017, që është mbajtur në Kuvajt.

Grupi i shteteve të Gjirit po mbajnë një takim në kryeqytetin saudit, por Emiri i Katarit nuk pritet që të marrë pjesë në këtë ngjarje, pas rritjes së tensioneve me shtetet të tjera anëtare.

Samiti i Këshillit për Bashkëpunim të vendeve të Gjirit – që përbëhet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Kuvajti, Omani dhe Katari – po mbahet sot në Riad.

Duke cituar një zyrtar të Katarit, agjencia e lajmeve turke, Anadolu raporton se emiri Tamim bin Hamad Al Thani nuk do të marrë pjesë, por një ministër i Katarit do të përfaqësojë vendin në këtë ngjarje.

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë arsye se pse Emiri i Katarit nuk do të marrë pjesë. Ai është ftuar zyrtarit nga Mbreti Salman i Arabisë Saudite që të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, në qershorin e vitit 2017 ndërprenë lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Katarin, duke e akuzuar këtë shtet se mbështetë aktivitetet terroriste në rajon, akuza këto që Katari i mohon.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka shprehur shqetësime se Katari ka forcuar lidhjet e tij me Iranin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat