Kina paralajmëron Kanadanë për lirimin e shefes së financave të Huawei

Bota

Kina paralajmëron Kanadanë për lirimin e shefes së financave të Huawei

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:46
Meng Wanzhou

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, ka thirrur në një bisedë ambasadorin e Kanadasë, John McCallum, nga i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të shefes së financave të Huawei, Meng Wanzhou.

Shteti kinez kundërshtoi ashpër arrestimin e Wanzhou, për të shtuar se veprimi në fjalë do të ketë “pasoja” nëse ajo nuk lirohet.

“Kina i bën apel Kanadasë që menjëherë të lirojë personin e arrestuar, dhe të respektoj të drejtat e saj ligjore dhe legjitime, në të kundërtën, Kanadaja do të duhet të përballet me një përgjegjësi të plotë për pasojat serioze të cilat do t’i shkaktojë”, ka thënë Yucheng.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat