Rusia ngjitet në vendin e dytë për shitje të armëve, SHBA-ja mbetet e para

Bota

Rusia ngjitet në vendin e dytë për shitje të armëve, SHBA-ja mbetet e para

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 17:03

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin lidere në shitjen e armëve në botë, ndërsa Rusia ia ka zënë vendin e dytë Britanisë së Madhe, pas përpjekjeve për ta modernizuar ushtrinë e vet. Kështu raportohet në hulumtimin e kryer nga një institut suedez.

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar për Paqe në Stokholm e publikoi sot raportin vjetor të shitjes së armëve për vitin 2017. Sipas këtij raporti, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur sasinë e shitjes së armëve për 2 për qind, duke arritur vlerën e 222.6 miliardë dollarëve. Në anën tjetër, Rusia renditet e dyta me 37.7 miliardë dollarë shitje, shifër e cila është për 8.5 për qind më e madhe në krahasim me vitin paraprak.

Instituti e ka bërë përllogaritjen e shitjeve duke u mbështetur në shitjet e kombinuara të fabrikave të armëve në mesin e 100 prodhuesve më të mëdhenj. Në Shtetet e Bashkuara gjenden 42 nga 100 fabrikat më të mëdha, ndërsa në Rusi vetëm 10 të tilla. Sidoqoftë, hulumtimi tregon se kompanitë ruse kanë shënuar rritje të dukshme të shitjes së armëve prej vitit 2011 e tutje.

Sipas listës së institutit suedez, dhjetë shtetet me më së shumti armë të shitura në vitin 2017, të renditura sipas shumës së parave të fituara, janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Italia, Japonia, Gjermania, Kina, Izraeli dhe India, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat