Poroshenko e nënshkruan ligjin që i jep fund Traktatit të Miqësisë me Rusinë

Bota

Poroshenko e nënshkruan ligjin që i jep fund Traktatit të Miqësisë me Rusinë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 17:42
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka nënshkruar një ligj që e shpall të përfunduar Traktatin e Miqësisë me Rusinë. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të tij, Poroshenko tha se ligji është pjesë e strategjisë për t’u larguar plotësisht nga e kaluara koloniale dhe për t’u orientuar drejt Evropës.

Traktati do të jetë i pavlefshëm nga 31 marsi i vitit të ardhshëm, ndërsa deputetët ukrainasë kanë votuar që të mos vazhdohet afati i tij. I nënshkruar në vitin 1997, ky traktat e obligonte Rusinë dhe Ukrainën që ta respektojnë integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe ta garantojnë ruajtjen e vijës së përbashkët kufitare.

Sipas marrëveshjes, kërkohej që Ukraina dhe Rusia duhet të ndërtojnë marrëdhënie dypalëshe duke u mbështetur në parimet e respektit të ndërsjellë ndaj barazisë, kufinjve dhe zgjidhjes paqësore të mospajtimeve, pa përdorur forcën dhe kërcënimet. 

Ndonëse Rusia e kishte mohuar ndërhyrjen në punët e brendshme të Ukrainës, Gjykata Ndërkombëtare kishte deklaruar në vitin 2016 se luftimet në lindje të Ukrainës paraqesin konflikt të armatosur ndërkombëtar, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat