Takim mes përfaqësuesve rusë dhe të NATO-s

Bota

Takim mes përfaqësuesve rusë dhe të NATO-s

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjenerali Valeri Guerassimov, u takua sot me komandantin e forcave të NATO-s në Europë, Curtis Scaparrotti, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ky takim, që u zhvillua në Baku, kryeqyteti i Azerbaxhanit, vjen një javë pas një ultimatumi të lëshuar nga Aleanca e Atlantikut dhe Uashingtoni ndaj Rusisë, duke i dhënë 60 ditë që t’i kthehet normave të traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) të vitit 1987, në të kundërt SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja.

NATO-ja dhe SHBA-ja akuzojnë Moskën për shkelje të traktatit INF për ngritjen e një sistemi të ri raketash, akuza këto që janë kundërshtuar nga Rusia si të pabaza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat