Izraeli arreston 40 veta për terrorizëm

Bota

Izraeli arreston 40 veta për terrorizëm

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë arrestuar 40 persona të dyshuar për terrorizëm.

Në një postim të tyren në Twitter të premten shkruhej se 37 prej të burgosurve "njihen si operativë të Hamasit".

Gjithashtu thuhej se arrestimet pasuan një sulm "me armë" ditën e enjte, ku u vranë dy ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe u plagosën disa të tjerë.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi se të ndaluarit janë "aktivistë të Hamasit, përfshirë ligjvënës" të cilët u kapën në bastisje të kryera gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat