Trump: Nuk ka asnjë urgjencë për negociatat me Korenë e Veriut

Bota

Trump: Nuk ka asnjë urgjencë për negociatat me Korenë e Veriut

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 20:22
Kim Jong Un dhe Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se nuk kishte asnjë urgjencë në negociatat për denuklerizimin e Koresë së Veriut, në përgjigje të pyetjeve të shumta në lidhje me një bllokim të mundshëm të bisedimeve.

”Shumë pyesin se në ç’pikë janë negociatat tona me Korenë e Veriut, ju kthej përgjigje duke ju thënë se nuk ka asnjë urgjencë’’, thekson Trump në një postim në Twitter.

”Ka një potencial të jashtëzakonshëm për një arritje të madhe ekonomik për këtë shtet, Kim Jong Un e di mirë këtë gjë dhe do të marrë përfitime prej saj. Gjithçka po eçën mirë’’, thekson ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat