Mike Pompeo: I papranueshëm arrestimin e dy kanadezëve në Kinë

Bota

Mike Pompeo: I papranueshëm arrestimin e dy kanadezëve në Kinë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 23:28
Mike Pompeo

SHBA-ja e cilësoi të papranueshëm arrestimin e paligjshëm të dy kanadezëve në Kinë, deklaroi sot shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Arrestimi i tyre ndodhi menjëherë pas arrestimit në Kanada të kryefinancieres së një kompanie kineze me kërkesën e Uashingtonit. 

Ndërsa administrata e Donald Trump është akuzuar nga disa vëzhgues se po kërkon të përdorë çështjen e drejtueses së gjigantit të telekomunikacionit kinez “Huawei” në negociatat e saj tregtare me Pekinin, Mike Pompeo siguroi se SHBA-ja do të respektonte shtetin e së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat