Moska kërkon dialog konkret me Uashingtonin për traktatin INF

Bota

Moska kërkon dialog konkret me Uashingtonin për traktatin INF

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:04
Trump dhe Putin

Rusia u shpreh sot e gatshme për një dialog të hapur dhe konkret me SHBA-në në lidhje me traktatin e armëve bërthamore me rreze të mesme (INF) që daton që nga Lufta e Ftohtë, nga i cili Uashingtoni mund të tërhiqet.

Sipas Moskës, një letër iu dërgua të mërkurën nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Çoigu, homologut të tij amerikan James Mattis, ku bëhet thirrje për dialog, por pa marrë asnjëherë përgjigje formale.

“E gjithë kjo dëshmon për ngurimin e SHBA-së për një dialog të arsyeshëm dhe profesional me Rusinë në interes të zgjidhjes së problemeve aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare”, njoftoi ministri rus i Mbrojtjes në një komunikatë.

SHBA-ja i dërgoi në fillim të dhjetorit një ultimatum Rusisë, duke i dhënë 60 ditë për t’i qëndruar kushteve të traktatit të armëve bërthamore me rreze të mesme (INF) të vitit 1987, në të kundërt ata do të tërhiqen nga marrëveshja. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat