Doha kërkon të investojë mbi 20 miliardë dollarë në SHBA

Bota

Doha kërkon të investojë mbi 20 miliardë dollarë në SHBA

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:34
Doha

Katari, eksportuesi i parë në botë i gazit natyror të lëngshëm, parashikon të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në sektorin energjetik amerikan gjatë pesë viteve të ardhshme, deklaroi sot Ministria katariote e Energjisë.

“I Izoluar nga një embargo e ngritur nga fqinjët e tij të Gjirit, me në krye Arabinë Saudite, emirati i pasur në gaz kërkon të investojë në SHBA në sektorin e naftës dhe gazit, si dhe në burimet jokonvencionale”, njoftoi ministri, Saad al-Kaabi gjatë një konference në Doha.

“Pak më shumë se 20 miliardë dollarë do të investohen në pesë vitet e ardhshme në SHBA”, theksoi Kaabi që është edhe drejtor i përgjithshëm i “Qatar Petroleum”.

Objektivi kryesor i Katarit është që të zhvillojë terminalin e gazit natyror të lëngshëm “Golden Pass” në Teksas, me një prej disa miliardë dollarësh, sipas Kaabi. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat