Palët luftuese thonë se armëpushimi në Jemen fillon të martën

Bota

Palët luftuese thonë se armëpushimi në Jemen fillon të martën

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Marrëveshja për armëpushim mes palëve luftuese në Hodeidah të Jemenit do të fillojë së zbatuari të martën, më 18 dhjetor. Kështu kanë thënë burimet nga të dyja palët e luftës dhe të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe Kombet e Bashkuara.

Besohet që kjo marrëveshje do ta parandalojë gjakderdhjen në qytetin e rëndësishëm, në mënyrë që të bëhen edhe furnizimet me ushqim dhe produkte tjera të nevojshme për jetesë. Grupi “Houthi”, që mbështetet nga Irani dhe qeveria e Mansour Hadit, e mbështetur nga Arabia Saudite, arritën marrëveshje për armëpushim pas një jave të negociatave që u sponsorizuan nga Kombet e Bashkuara dhe u zhvilluan në Suedi.

Grupi “Houthi” i kontrollon shumicën e qyteteve, përfshirë kryeqytetin Sana dhe kryeqytetin Hodeidah. Qeveria tash është e vendosur në portin jugor të Adenit. Banorët kanë raportuar për të shtëna të kohëpaskohshme, shumica e të cilave janë dëgjuar gjatë natës. Organizata e Kombeve të Bashkuara po përpiqet që t’i ndalojë tërësisht luftimet në portin i cili shërben si pikë hyrëse për shumicën e prodhimeve kryesore. Ky port është pikë shumë e rëndësishme për miliona jemenasë që po përballet me vdekjen nga uria, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat