Shefi i OKB-së bën thirrje për hetime të besueshme për vrasjen e Khashoggit

Bota

Shefi i OKB-së bën thirrje për hetime të besueshme për vrasjen e Khashoggit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar që të zhvillohen hetime kredibile për rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Gjatë një konference në Doha të Katarit, shefi i OKB-së ka thënë se nuk ka informacione shtesë për këtë rast, por është shumë e rëndësishme që hetimet për këtë vrasje të kenë besueshmëri të lartë, të jenë të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe të dënohen fajtorët e këtij krimi.

Komentet e tij vijnë në vargun e akuzave që po e rrisin presionin ndaj princit saudit, Mohammad Bin Salman, i cili dyshohet se e ka urdhëruar vrasjen e gazetarit, ndonëse ai i ka mohuar kategorikisht këto akuza, shkruan “Politico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat