Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i tha Erdoganit se do ta ekstradojë Gulenin

Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i tha Erdoganit se do ta ekstradojë Gulenin

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:27
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti Donald Trump nuk i ka premtuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit të dy javëve më parë të G20, se do t’a ekstradojë klerikun Fetuall Gulenin i cili jeton në SHBA, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë të hënën.

"Ndërsa në takimin me Presidentin Erdogan në G20, presidenti  nuk u dakordua për ekstradimin e Fethullah Gulenit," tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Erdogan fajëson Gulenin për orkestrimin e grusht shtetit të dështuar, ku një  pjesë e ushtarëve  me tanke e helikopterë sulmuan Parlamentin dhe qëlluan mbi civilë të paarmatosur, shkruan Reuters.

Turqia ka kohë që kërkon  ekstradimin e Gulenit, i cili  jeton në SHBA për gati dy dekada.

Të dielën, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Trump i  kishte thënë Erdoganit  gjatë takimit në Buenos Aires se Shtetet e Bashkuara "po punonin për ekstradimin e Gulenit dhe njerëzve të tjerë".

Gulen nga ana tjetër  mohon çdo përfshirje në grushtin shtetin e dështuar.

Ndërsa Trump muajin e kaluar tha se ekstradimi i klerikut nuk është pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar presionin turk në Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat