Putin: Rusia me armën që s’e ka kush në botë

Bota

Putin: Rusia me armën që s’e ka kush në botë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 22:02
Vladimir Putin

Me armatimin e ri Rusia nuk mund të krahasohet me askënd tjetër në botë dhe ai do ta garantojë sigurinë e vendit në deceniet që vijnë, ka thënë kryetari rus Vladimir Putin.

Duke folur në takimin me krerët ushtarakë në Moskë, Putin në mënyrë të veçantë e ka përmendur raketën hipersonike të quajtur "kinzhal" (kama) dhe fluturaken hipersonike "avangard" duke thënë se këto armë e përforcojnë shumë kapacitetin ushtarak të Rusisë, përcjellin mediet serbe lajmin e agjencisë ruse tas.

“Ministria ruse e Mbrojtjes i mban në nishan aktivitetet ushtarake të NATO - s dhe është e gatshme t’i përgjigjet çdo kërcënimi, ka thënë ministri rus i Mbrojtjes gjenerali Sergei Shojgu.

Ende nuk janë zbuluar karakteristikat e këtyre armëve dhe nuk dihet nëse për to është folur vetëm për shkaqe propaganduese.
AP thekson se kinzhal tashmë është në duar të ushtrisë ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat