Dramë në Sochi, Ronaldo si i çmendur! Portugali-Spanjë 3:3 - Bota Sot
Dramë në Sochi, Ronaldo si i çmendur! Portugali-Spanjë 3:3

Botërori 2018

Dramë në Sochi, Ronaldo si i çmendur! Portugali-Spanjë 3:3

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2018 Në ora: 20:40
Cristiano Ronaldo

(E plotësuar) -  Sfida e madhe mes kampionit në fuqi të Evropës Portugalisë dhe Spanjës, përfundoi pa fitues (3:3), në ndeshjen e parë të grupit B të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018" në futboll. Ballafaqimi mes Portugalisë dhe Spanjës pa dyshim se ka qenë prej ndeshjeve më të bukura në katër ndeshjet e zhvilluara deri me tash.

Pas sfidës Rusi-Arabia Saudite 5:0, Egjipti-Uruguai 0:1 dhe Maroku-Irani 0:1,  kjo mes Portugalisë dhe Spanjës solli emocione të mëdha, kthesa në rezultat dhe gjashtë gola. Portugezët dy herë avancuan por në fund u ndanë të kënaqur me barazim. Cristiano Ronaldo është hero i kësaj mbrëmje me het-trikun e tij. Ai e kreu tërë misionin e tij për Portugalinë dhe i siguroi një pikë. Ai nxori edhe penalltinë në minutën e tretë kur pas një minute e shndërroi në gol. Në taborin tjetër, Diego Costa ka qenë në disponim, duke shënuar dy herë dhe gjithnjë kërcënim i madh për portën e Rui Patricios.  

Image

Ronaldo tregoi lojë të madhe dhe shënoi tre gola (4'-nga penalltia, 44' e 88").  Përzgjedhësi i ri i Spanjës, Hierro, debutoi me barazim. Diego Costa tregoi vlerat e tija, duke shënuar në minutën e 24-të dhe në atë të 55-tën, si dhe Nacho (58'). Irani kryeson me 3 pikë, pasojnë Portugalia e Spanja me nga një dhe Maroku në fund me 0 pikë.
Në listën e shënuesve Cristiano Ronaldo (Portugalia) prinë me 3 gola, pasojnë me nga dy Diego Costa (Spanja) e Denis Cheryshev (Rusia). 
Me 20 qershor, Portugalia takohet me Marokun (14.00) dhe Spanja me Iranin (20.00).

Portugalia-Spanja 3:3
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Shikues: 48.000.
Gjyqtar: G. Rocchi (Italia).
Shënues: Ronaldo (4'-nga penalltia, 44' e 88') - Costa (24' e 55'), Nacho (58').
Kartonat e verdhë: Fernandes - Busquets.
Portugalia: Rui Patricio, Soares, Pepe, Fonte, Guerreiro, Carvalho, Moutinho, Fernandes (Mario 68'), Ber. Silva (Quaresma 69'), Guedes (An. Silva 80'), Ronaldo.
Spanja: De Gea, Nacho, Pique, Ramos, Jordi Alba, Busquets, Koke, Silva (Lucas 86'), Isco, Iniesta (Alcantara 70'), Costa (Aspas 77').

88' Cristiano Ronaldo shënoi het-trik. Ai nga gjuajtja e lirë nga rreth 20 metra, dërgoi një "bombë" dhe në këndin epërm të majtë të portierit De Gea, që vetëm e ka shikuar me sy topin duke u futur në rrjetë, 3:3.

83' Spanja mundohet dhe përmes Aspas rrezikuan por pa fryt.

80' Nuk ka ndryshim rezultati, Spanja afër fitores.

75' Spanja luan me shumë siguri, kurse Portugalia është në kërkim të golit të barazimit, por has në mbrojtje të fortë. 

72' Portugalia përpiqet që të barazojë, por pa sukses.

Portugalia-Spanja 2:3
Stadiumi "Fisht Olympic", Sochi.
Shikues: 48.000.

Gjyqtar: G. Rocchi (Italia).
Shënues: Ronaldo (4'-nga penalltia, 44') - Costa (24' e 55'), Nacho (58').
Kartonat e verdhë: Fernandes - Busquets.
Portugalia: Rui Patricio, Soares, Pepe, Fonte, Guerreiro, Carvalho, Moutinho, Fernandes (Mario 68'), Silva (Quaresma 69'), Guedes, Ronaldo.
Spanja: De Gea, Nacho, Pique, Ramos, Jordi Alba, Busquets, Koke, Silva, Isco, Iniesta (Alcantara 70'), Costa.

68' Pak kush ka pritur se në derbin e sotëm, mes dy superfuqive, se do të kemi pesë gola të shënuara deri me tash, por kështu është kur luajnë më të mirët qoftë të njëra palë dhe qoftë të skuadra tjetër.

64' Ndeshja e fortë, "Furia e Kuqe" në epërsi ndaj kampionit në fuqi të Evropës.
61' Lojë dramatike, Spanja në epërsi. Portugalia në presion të madh, nuk i mjaftuan dy golat e Ronaldos deri me tash.

58' Nacho nga rreth 17-18 metra me goditje të fortë e në shtyllë pingule të djathtë dhe topi futet në rrjetë, ku portieri Rui Patricio nuk kishte se çfarë të bënte, 2:3 për Spanjën.

57' Spanja zotëron lojën dhe kërkon edhe golin e epërsisë, kurse Portugalia gjithnjë e rrezikshme përms kundërsulmeve.

55' Një veprim mirë i menduar i Spanjës, një reagim i dobët i mbrojtjes së Portugalisë, kur Silva me kokë pasoi deri te Diego Costa, i cili nga afërsia shënon për 2:2.

51' Portugalia ende në epërsi, kurse Spanja kërkon korridor për të shënuar.

49' Spanja në presion të rezultatit, kurse Portugalia është e mobilizuar si asnjeherë më parë.

Image

Ronaldo

47' Spanja kërkon barazimin, kurse Portgalia ta shtojë epërsinë.  Sfidë me përplot emocione e me tre gola deri me tash.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë. Cristiano Ronaldo në pikën më të lartë me dy gola kaloi në epërsi Portugalinë.

44' Cristiano Ronaldo nga rreth 17 metra goditi fortë, por portieri De Gea reagoi shumë dobët dhe topi futet në rrjetë, 2:1.

43' Isco tentoi por gjuajtja e tij drejt në duart e portieri Rui Patricio.

40' Spanja më e rrezikshme, me shumë mundësi për të shënuar, por e pafat.

 37' Lojë shumë e mirë, me shumë raste, por edhe presioni tani është mbi Portugalinë.

35' Rezultati baras 1:1, Spanja me këmbëngulje kërkon golin tjetër. Iniesta gati sa shënoi por topi shkoi përskaj portës. 

32' Spanja e dominon takimin dhe duket tani shumë më e rrezikshme, kurse Portugalia nuk e ka ritmin e lojës sikurse në 20 minutat e para.

30' Spanja ka rritur presionin në drejtim të portës së kampionit në fuqi të Evropës.

26' Portugalia në presion të Spanjës, e cila po kontrollon takimin. Isco i pafat, gati e futi topin në gol. 

24' Diego Costa mjeshtër i madh, futet në 16-sh me lëvizjet e tija dinake, nga rreth 13-14 metra me goditje të fortë e mposhti portierin  Rui Patricio, 1:1.

22' Ronaldo i shpejt krijoi rast të ideal për bashkëlojtarët e tij u vonuan dhe rasti shkoi huq.

20' Spanja nuk po dëshmon potencialin, Ronaldo gjithnjë i rrezikshëm. Silva huq një rast të mirë, portugezët dëbojnë topin në korrne.

17' Busquets ndëshkohet me karton të verdhë.

13' Spanja në disvantazh, kurse Portugalia orvatet me të gjitha forcat për shtuar epërsinë.

9' Silva me të djathtën e tij gjuajti mbi portën e Portugalisë.

7' Portugalia avancon me rezultat minimal dhe kërkon edhe golin tjetër.

4' Cristiano Ronaldo me mjeshtri gjuan nga penalltia, De Gea në anën tjetër e topi në anën tjetër.
3' Naxho gobon, e pengon Ronaldon brenda 16-shit dhe gjyqtari akordon penallti.  

2' Portugalia apo Spanja, cila do të fitojë sfidën e grupit B të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018".

Filloi ndeshja mes të fuqishmëve dhe një sfidë që sjellë emocione të pakufishme.

Kampioni në fuqi i Evropës kundër Spanjës që ka pasur telashe së fundi.

Emocione në stadium, futbollistët dalin në fushë. Intonohet himni.

Spanja me trajner të ri, Fernando Hierro, synon fitore.

Image

Gjithçka gati në stadiumin  "Fisht Olympic" në Socchi, ndërsa ndeshjen e drejton Gianluca Rocci nga Italia.

Të gjithë në pritje të sfidës së madhe mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila do të sjellë drithërima në mesin e tifozëve. Kush më i fort: Ronaldo apo Costa? 
 
Portugalia: Rui Patricio, Soares, Pepe, Fonte, Guerreiro, Carvalho, Moutinho, Fernandes, Silva, Guedes, Ronaldo.
Spanja: De Gea, Nacho, Pique, Ramos, Jordi Alba, Busquets, Koke, Silva, Isco, Iniesta, Costa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat