Shqiptarët e Zvicrës fituan një pikë të madhe ndaj Brazilit

Botërori 2018

Shqiptarët e Zvicrës fituan një pikë të madhe ndaj Brazilit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2018 Në ora: 20:33
Festimi i golit nga Stefen Zuber pas asistimit nga Xherdan Shaqiri

(E plotësuar) -  Zvicra e jashtëzakonshme, fitoi pikë të madhe në përballje me pesë herë kampionin e botës, Brazili, në ndeshjen e vlefshme të grupit E në Kampionatin Botëror. Shqiptarët e Zvicrës barazuan me rezultat 1:1 me Brazilin, në sfidën e parë, që u zhvillua në stadiumin "Rostov Arena". Në një atmosferë drithëruese, futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 71-të,  me bashkëlojtarë dëshmuan lojë të madhe. Në minutën e 3-të, Blerim Xhemaili kërcënon portën e Brazilit, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Paulinho në minutën e 12-të humbi një rast ideal, i cili nga afërsia gjuajti jashtë portës së Zvicrës. Në minutën e 20-të, Philippe Coutinho nga rreth 19-20 metra dërgoi një projektil të vërtet që përfundoi në shtyllë dhe brenda portës së Zvicrës. Ky ishte eurogol i Coutinhos, ndërsa portieri Sommer as që kishte fuqi të ndalë këtë goditje të fuqishme.

Image
Valon Behrami me një paraqitje mbresëlënëse e la në “gjumë” futbollistin më të shtrenjtë në botë, Neymar.

Zvicra pas shumë përpjekjeve barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 50-të. Xherdan Shaqiri nga korneri harkoi për bukuri, ndërsa Stefen Zuber kërcen më së larti e nga afërsia me kokë godet fortë topin, duke dërguar në pjesën e lartë dhe la të shtangur portierin Alisson. Në minutën e 73-të, Blerim Xhemaili nga pozita qendrore rreth 18 metra,  por goditi plogësht dhe pa telashe e ndali portieri Alisson.

Në minutën e 90-të,  portieri Sommer hero i sfidës, ndalë një goditje të fuqishme me kokë nga ana e Firminos. Më pas Mirandas humbë një rast të qind për qind, për fat të portierit të Zvicrës topi shkoi jashtë portës.  Zvicra barazoi me rezultat 1:1 me Brazilin, një pikë shumë e madhe. Me 22 qershor Zvicra takohet me Serbinë, kurse Brazili ndeshet me Kosta Rikën. Serbia kryeson në grupin E me 3 pikë, pasojnë Zvicra e Brazili me nga 1 dhe Kosta Rika e fundit me 0 pikë.

Brazili-Zvicra 1:1
Stadiumi "Rostov Arena" në Rostov.
Shikues: 43.000.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Shënues: Coutinho (20') - Zuber (50').
Kartonat e verdhë:  Casemiro-Lichtsteiner, Schar, Behrami.
Brazili: Alisson, Danilo, Silva, Miranda, Marcelo, Casemiro (Fernandinho 60'), Paulinho (Augusto 67'),  Willian, Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus (Firmino 79').
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner (Lang 87'), Schar, Akanji, Rodriguez, Behrami (Zakaria 71'), Xhaka, Shaqiri,  Xhemaili, Zuber dhe Seferoviq (Embolo 80').

89' vazhdon rezultati baras, 1:1.

86' Zvicra shumë afrë barazimit me pesë herë kampionin e botës.

84' Lojë e fortë, baras ende, te dyja kombëtaret kërkojnë fitoren. 

78' Neymar nga rreth 18 metra dërgoi goditje të fortë, por Sommer nuk befasohet.

76' Zvicra shumë afër një pike, por është në presion të madh nga loja ofensive e Brazilit.

73' Blerim Xhemaili nga pozita qendrore rreth 18 metra,  goditi plogësht dhe pa telashe e ndali portieri Alisson. 

70' Zakaria zëvendëson Valon Behramin. 

69' Rezultati edhe me tej 1:1. Cutinho hiq një rast ideal.

Brazili-Zvicra 1:1
Stadiumi "Rostov Arena" në Rostov.
Shikues: 43.000.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Shënues: Coutinho (20') - Zuber (50').
Kartonat e verdhë:  Casemiro-Lichtsteiner, Schar, Behrami.
Brazili: Alisson, Danilo, Silva, Miranda, Marcelo, Casemiro (Fernandinho 60'), Paulinho (Augusto 67'), 
ëillian, Coutinho, 10, Neymar dhe Gabriel Jesus.
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, 
Xhemaili, Zuber dhe Seferoviq.

66' Brazili ka shtuar presionin, me ngulmë kërkon golin e epërsisë, ndërsa Zvicra mbrohet me vetëmohim të pashoq.

63' Lojë interesante dhe e hapur nga të dyja palët.

59' Shtrëngohet mbrojtja e Zvicrës, Brazili rritë presionin.

56' Zvicra po luan më mirë në pjesën e dytë, më këmbëngulëse. 

53' Lojë e fortë, me presion të madh te të dyja kombëtaret, Zvicra lufton me mish e me shpirt.

50' Xherdan Shaqiri nga korrneri harkoi për bukuri, ndërsa Stefen Zuber nga afërsia me kokë godet fortë topin, duke dërguar në pjesën e lartë dhe la të shtangur portierin Alisson, 1:1.  

50' Zvicra në presion të rezultatit, ndërsa Neymar sa herë e merr topin është i rrezikshëm.

47' Brazili e nis pjesën e dytë me presion në drejtim të Brazilit. Casemiro ndëshkohet me karton të verdhë. 

Fillon pjesa e dytë, Zvicra nuk ka çka të humbë, duhet të sulmojë për të barazuar rezultatin. Xhemaili gjuan larg. 

Image

Përfundoi pjesa e parë.

Brazili-Zvicra 1:0
Stadiumi "Rostov Arena" në Rostov.
Shikues: 43.000.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Shënues: Coutinho (20').
Kartonat e verdhë: Lichtsteiner.
Brazili: Alisson, Danilo, Silva, Miranda, Marcelo, Casemiro, Paulinho, 
ëillian, Coutinho, 10, Neymar dhe Gabriel Jesus.
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, 
Xhemaili, Zuber dhe Seferoviq.

45' Silva me kokë rrezikoi portën e Zvicrës, por topi shkoi mbi portë. 

44' Zvicra organizon veprime të mira, por jo edhe të rrezikshme për Brazilin. 

42' Rezultati edhe më tej 1:0 për Brazilin.

39' Zvicra po dëshmon lojë më të mirë, po bënë përpjekje në drejtim të portës së Brazilit.

37' Brazili luan me shumë kujdes në repartin e mbrojtjes, kanë mbuluar me sukses deri me tash Shaqirin e Seferoviqin.

35' Spektakël në "Rostov Arena".

32' Kartoni i parë i verdhë, Lichtsteiner i Zvicrës.

30' Zvicra stabilizon lojën dhe kërkon të sulmojë.

28' Lojë mjaft dinamike,  Xhaka me shokë orvatet për të bërë më shumë, por deri me tani hasin në mbrojtje të fortë. 

25' Brazili vazhdon të jetë në epërsi, Zvicra kërkon formulën e barazimit.

23' Zvicra në presion, Brazili menaxhon lojën dhe gjithnjë i rrezikshëm.

20' Philippe Coutinho nga rreth 19-20 metra dërgoi një projektil të vërtet që përfundoi në shtyllë dhe brenda portës së Zvicrës. Eurogol i Coutinhos, ndërsa portieri Sommer as që kishte fuqi të ndalë këtë goditje të fuqishme. 

19' Nuk ka gola, Brazilin ka iniciativë. Atmosferë drithëruese në stadium.

16' Brazili në ofensivë,. Zvicra në telashe me sulmuesit e rivalit.  Rast i mirë për Brazilin, por Sommer reagon mirë.

13' Brazili ka rritur presionin në drejtim të portës së Zvicrës.  

12' Zvicra luan shumë mirë, përpiqet me forcat e saja të shtrojë presionin në drejtim të portës së Brazilit. Futbollisti brazilian Paulinho rast ideal, por nga afërsia nuk qe i saktë. 

9' Rezultati edhe më tej 0:0. Brazili kërkon iniciativën.

6' "Kariokët" çojnë kokë dhe mundohet të rrezikojnë. Granit Xhaka tërheq për fanelle Neymarin, por shpëton pa karton të verdhë. 

5' Zvicra menaxhon lojën me mjaft mençuri dhe orvatet të jetë gjithnjë më afër portës së "kariokëve".

3' Lojë me emocione, Brazili taktizon, kurse Zvicra përpiqet të shënojë sa më shpejt. Blerim Xhemaili kërcënon portën e Brazilit, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

2' Shaqiri niset në drejtim të portës Brazilit, pason deri te Seferoviq por ndalet nga Miranda. Të gjithë shqiptarët janë në përbërje.  Gjyqtari Cesar Ramos jep shenjë për fillimin e takimit.

Image

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin në Rostov. Zvicra si kurrë me parë e mobilizuar për pikë. Lojtarët dalin në fushë. Gjithçka e gatshme, Neymar apo Shaqiri.

Sfida mes Zvicrës dhe Brazilit zgjon kureshtje të madhe, në ndeshjen e parë të grupit E të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018". Shqiptarët  e Zvicrës përballen me pesë herë kampionin e botës, Brazili. Neymar me shokë ndaj Zvicrës shumë të mirë. Cila do të dalë ngadhënjimtare? Gjithçka do të shihet pas 90 minutave lojë.

Sfida fillon në orën 20.00. Zvicra paraqitet me Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin e Blerim Xhemailin. Ndeshja luhet në "Rostov Arena" në Rostov. Ndeshja luhet në "Rostov Arena" në Rostov. Ndeshja e parë e këtij grupit është zhvilluar mes Kosta Rikës e Serbisë, e cila përfundoi me fitoren 1:0 të serbëve. 

Brazili-Zvicra
Stadiumi "Rostov Arena" në Rostov.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Brazili: Alisson, Danilo, Silva, Miranda, Marcelo, Casemiro, Paulinho, 
Willian, Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus.
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, 
Xhemaili, Zuber dhe Seferoviq.

Image
Formacionet e të dy kombëtarëve
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat