Aeroplani i ekipit të Arabisë Saudite kaplohet nga flaka, tmerrohen lojtarët

Botërori 2018

Aeroplani i ekipit të Arabisë Saudite kaplohet nga flaka, tmerrohen lojtarët

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 08:32
Pamje nga video

Aeroplani i Arabisë Saudite është kapluar nga flaka derisa po ateronte në Rostov-on-Don, para ndeshjes ndaj Uruguait në Kupën e Botës.

Pamje të jashtëzakonshme të kapura nga ekipi saudit kanë shfaqur momentin kur flaka e përfshiu krahun e aeroplanit teksa ateroi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, me skuadrën dhe stafin që janë larguar nga aeroplani pa iu kanosur rreziku, duke e lënë krahun e tij duke u djegur.

Mësohet se flaka ka shpërthyer si pasojë e një “problemi të vogël teknik”. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat