Dejan Saviçeviqi çmend çfarë thotë për Xherdan Shaqirin para ndeshjes me Serbinë - Bota Sot
Dejan Saviçeviqi çmend çfarë thotë për Xherdan Shaqirin para ndeshjes me Serbinë

Botërori 2018

E hënë, 19 nëntor 2018

Dejan Saviçeviqi çmend çfarë thotë për Xherdan Shaqirin para ndeshjes me Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:56
Saviçeviq

Në Serbi pothuajse i madh dhe i vogël flasin për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Frikë e madhe nga Shaqiri. Shaqiri trup vogël ka mbjellë frikë të serbët para sfidës me 22 qershor, në kuadër të grupit E të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”.

“Legjenda e futbollit, që ka luajtur për Jugosllavinë deri në vitin 1998, Dejan Saviçeviç, është  i mërzitur me rezultatin e ndeshjes Zvicër - Brazil, por beson në fitoren e të përzgjedhurve të Mladen Krstanjiç kundër Zvicrës. “Tani është një situatë e komplikuar për Serbinë. Ju duhet ta mundni Zvicrën nëse doni të kualifikoheni më raundin e dytë. Serbia ka cilësi për ta bërë këtë, por do të jetë nën presion të madh”, tha mes të tjerash Saviçeviç për “Teelgrafi.rs”.

Image

Shaqiri në veprim

Saviçeviq flet për Xherdan Shaqirin. “Si kundër Shaqirit? Po do ta ruaj Kolarov”, tha Saviçeviqi. Kjo është një deklaratë që çmend sepse Saviçeviq vetëm Kolarovin e sheh që mund ta ndalë Shaqën.  

 Edhe ‘Veçernj Novosti’ edhe “Informer” i kanë kushtuar rëndësi Shaqiri sepse e konsiderojnë si jashtëzakonisht të rrezikshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test