Zvicër -Serbi, Serbia paralajmëron një skenar të keq në Kosovë

Botërori 2018

Zvicër -Serbi, Serbia paralajmëron një skenar të keq në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2018 Në ora: 11:23
Ilustrim

Serbët vazhdojnë të shkarravisin dhe në kokat e tyre kanë lloj lloji  ideje idiote dhe madje parashikojnë skenar të turpshëm që mund të ndodhë nesër të ura e Ibrit në Mitrovicë, mes pjesës së Jugut (shqiptarëve) dhe të veriut (serbëve)”. Ata paralajmërojnë incidente gjatë ndeshjes së futbollit Zvicër - Serbi!  “A do të përfshihet Kosova në kaos?! Serbët në frikë: shqiptarët me siguri do të na sulmojnë gjatë ndeshjes Serbi - Zvicër! Terroristët në anën jugore të urës në Ibrit janë të gatshëm të përsërisin kaosin që bënë në (shtator) vitin 2010, kur ka pasur serbë të plagosur pas lojës së basketbollit mes Serbisë dhe Turqisë. Të premten mbrëma, flamuri serb do të valojë në Mitrovicën e Kosovës dhe do të shihet dukshëm deri në Ibër!”, kështu paralajmëron e shkarravit mes të tjera një farë portali serb “Kurir”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat