Zvicra me shqiptarë lufton kundër Serbisë!

Botërori 2018

Zvicra me shqiptarë lufton kundër Serbisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:38
Xherdan Shaqiri

Zvicra është mobilizuar vetëm për fitoren kundër Serbisë, në ndeshjen që luhet sonte (20.00) në stadiumin në Kaliningrad! Zviceranët janë të motivuar deri në pikën e fundit pas pikës së madhe (1:1) në duel me Brazilin, pesë herë kampionin e botës, sfidë që ishte luajtur me 17 qershor.

Shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Blerim Xhemaili, zotohen se do të japin më të mirën për rezultat pozitiv. Fitorja e Zvicrës do të gëzonte jo vetëm zviceranët por kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Një ndeshje që pritet me interesim të madh, me emocione të pakufishme nga të dyja palët sidomos Serbia që është në panik, gjithsesi e ndjen rrezikun nga i ashtuquajturi Messi i Alpeve,  Xherdan Shaqiri. Zvicra kërkon maksimumin dhe të jetë sa më afër të tetës së finales në Kampionatin Botëror.  Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, kërkon qetësinë te lojtarët dhe me një lojë të mençur ta ndëshkojnë Serbinë. 

Një ndeshje që në aspektin sportiv është e tensionit të lartë sepse pikët janë sikurse ari.   Shaqiri me shokë do të luftojnë vetëm për tre pikë dhe asgjë tjetër, mbase konsiderojnë se kanë ekipin më të mirë se kundërshtari.

Më e çuditshmja është se ka ditë që në Serbi është duke u bërë luftë speciale ndaj yllit tonë, Shaqiri, për shkak se ai ka në këpucët e tija Flamurin e Kosovës dhe kjo i shqetëson edhe më shumë serbët. Serbia ndihet e frikësuar nga Shaqiri, për faktin se i njohin cilësitë e tij dhe ai është i gatshëm të shënojë nga çdo pozicion edhe nga këndi i vdekur siç njihet në zhargonin sportiv.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat