Publikohet plani i fundit i serbëve kundër Behramit e Shaqirit

Botërori 2018

Publikohet plani i fundit i serbëve kundër Behramit e Shaqirit

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:14
Zvicra

Vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes ndërmjet Zvicrës e Serbisë, mediet serbe e kanë publikuar edhe një plan të tifozëve të tyre kundër futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën.

Kurir.rs shkruan se Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami kanë pasaporta serbe dhe se kohë më parë e kanë kërkuar shtetësinë serbe.

Mirëpo, kjo nuk i ka penguar që ata të tregojnë se rrënjët i kanë në Kosovë dhe vazhdimisht kanë provokuar, duke e bërë këtë edhe në prag të fillimit të Kupës së Botës.

Për këtë arsye, tifozët serbë, sonte në Kaliningrad, kanë përgatitur një plan kundër tyre. Duke qenë të vetëdijshëm se Federata e Futbollit e Serbisë rrezikon të dënohet sërish, ata janë marrë vesh që në tribuna mos të ketë transparente me motive politike.

Mediet serbe shkruajnë se rreth 100 tifozë serbë, do të qëndrojnë prapa portave dhe gjatë gjithë kohës do të thërrasin: “Valon serbi” dhe “Xherdan serbi”. Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë në të vërtetë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat