Shaqiri vendos një rekord me golin ndaj Serbisë

Botërori 2018

Shaqiri vendos një rekord me golin ndaj Serbisë

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 11:48
Xherdan Shaqiri

Janë vetëm 3 futbollistët që kanë shënuar radhazi në Kupën e Botës 2014, Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018, mes tyre është edhe një prej shqiptarëve, Xherdan Shaqiri.

Nuk ka dyshim që një prej vendeve e ka portugezi Cristiano Ronaldo në radhët e Portigalisë, duke qenë gjithnjë protagonist në aktivitete kaq madhore. Me shumë fat ka qenë padyshim edhe Romelu Lukaku me Belgjikën, që nuk ka munguar të gjejë rrugën e rrjetës në të tre aktivitetet. Të njejtin shkëlqim e ka dhe Xherdan Shaqiri, që në vitin 2014 shënoi 3 gola në fitoren me Hondurasin në grup. Në Euro 2016, Shaqiri shënoi golin e barazimit 1-1 me Poloninë, ndërsa më pas Zvicra humbi me 11-metërsha. Dhe më i bukur ishte padyshim goli ndaj Serbië, në fundin e një ndeshjeje epike, ndërsa më parë kishte shënuar edhe shqiptari tjetër Granit Xhaka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat