Serbi – Zvicër, reagon edhe kryeministrja serbe

Botërori 2018

Serbi – Zvicër, reagon edhe kryeministrja serbe

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 22:44
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri

Kryeministrja serbe Ana Brnabic dërgoi një mesazh mbështetjeje për futbollistët serbë, pas humbjes nga Zvicra në Kupën e Botës në futboll mbrëmjen e djeshme.

“Një tjetër ndeshje e rëndësishme është duke na pritur, nuk duhet të dorëzohemi” , shkruan Brnabic në llogarinë e saj në Twitter. “Le të vazhdojmë,” shtoi ajo.

Serbia e ka humbur mbrëmë ndeshjen ndaj Zvicrës së shqiptarëve me rezultatin 2-1, pas golave të Xhakës dhe Shaqirit në minutën e fundit.

Ndeshja e ardhshme e Serbisë në Kupën e Botës zhvillohet kundër Brazilit dhe serbëve i duhet një magji për të kaluar tutje.Ndeshja mes Serbisë dhe Brazilit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat