Serbia nuk harron humbjen me Zvicrën, bënë edhe këtë gjë

Botërori 2018

Serbia nuk harron humbjen me Zvicrën, bënë edhe këtë gjë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:20
Felix Brych dhe Aleksandar Mitrovic

Serbia nuk po e kapërdin humbjen e pësuar ndaj Zvicrës, me golat e shënuar nga dy futbollistët me gjak shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Pasi kanë përfunduar në qendër të shënjestrës së Komisionit të Disiplinës së FIFA, për komentet e bëra në fund të ndeshjes dhe për sjelljen e tifozëve të tyre, zyrtarët e Federatës Serbe të Futbollit janë kundërpërgjigjur duke prezantuar një reklamim zyrtar për gjyqtarin Felix Brych, ku titulli i dosje ishte “gjykim i njëanshëm.”

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale njerëzit nga Beogradi shkruanin: “Kemi shtatë episode të paraqitur me pamje filmike ku vihet re tendenca e gjyqtarit Brych për të favorizuar Zvicrën, duke dënuar ekipin tonë kombëtar. Rasti më i bujshëm është penallti e mohuar nga Aleksandar Mitrovic.”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat