Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, por edhe gjermanët po hetohen nga FIFA

Botërori 2018

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, por edhe gjermanët po hetohen nga FIFA

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 09:50
Gjermanët po hetohen nga FIFA

Nuk janë vetëm Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që do të hetohen nga FIFA.

Qeveria e futbollit botëror ka bërë me dije se ka filluar një hetim ndaj Gjermanisë për episodin që ndodhi pas golit të Toni Kroos.

Pas golit të shënuar në minutën e fundit të lojës kampi gjerman ka shpërthyer në festë ku ka pasur dhe provokime ndaj kampit suedez.

Më pas ndodhi dhe një përplasje ku u përfshi dhe ish-lojtari gjerman, Oliver Bierhof.

Dy pjesëtarë të kampit gjerman rrezikojnë gjobë ose dënim për të mos u paraqitur në fushë kur Gjermani të luajë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat