Kaq para janë mbledhur nga shqiptarët për ta paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner

Botërori 2018

Kaq para janë mbledhur nga shqiptarët për ta paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 08:47
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Shqiparët janë mobilizuar menjëherë pasi Komisioni Disiplinor i FIFA ka shqiptuar gjoba për tre lojtarët e Zvicrës të cilët festuan me shqiponje pas shënimit të golave kundër Serbisë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë euro, ndërsa nga dënimi nuk shpëtoj as kapiteni zviceran Stephan Lichtsteiner, i cili u dënua me 5 mijë euro, pasi bashkë me shqiptarët festoj me shqiponje.

E pas dënimit prej 25 mijë euro, janë mobilizuar shqiptarët të cilët janë duke dhënë fonde që të paguhet dënimi

Për vetëm disa orë, me iniciativen e Rilind Rekës, janë mbledhur 10,145 dollarë përmes GoFoundme.

Kësaj kampanje mund t’i bashkoheni duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat