Ekipi i tij humbet në fund, komentatori ndërron jetë pas një ataku kardiak

Botërori 2018

Ekipi i tij humbet në fund, komentatori ndërron jetë pas një ataku kardiak

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 12:27
Abdel Rahim Mohamed

Ish-futbollisti i Egjiptit Abdel Rahim Mohamed, këtë Botëror ishte angazhuar si komentator sportiv. Pas golit në minutat shtesë që Arabia Saudite i shënoi dje Egjiptit, komentatori ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka ndërruar jetë.

E gjitha kjo ndërsa komentonte ndeshjen. Vetëm gjysëm ore më vonë, pasi është dërguar dhe në spital mjekët kanë shpallur vdekjen e tij.

Tronditja emocionale ka qenë e thellë për Mohamed që gjithashtu ka ushtruar edhe profesionin e trajnerit. Hektor Kuper, trajneri aktual i Egjiptit ka thenë pas ndeshjet se ata e kishin marrë vesh lajmin por shpresonin që Mohamed mos të kishte humbur jetën. Fatkeqësisht ishte shumë vonë...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat