Sonte në mbrëmje Brazili do të kërkojë fitoren ndaj Serbisë dhe në këtë mënyrë hipotekon vendin e parë në Grupin E.
Media sjell disa statistika interesante para ndeshjes.
Hera e fundit që Brazili ka pësuar dy gola në një ndeshje ka qenë 28 ndeshje më parë, në marsin e 2016-ës.
Hera e fundit që Brazili ka pësuar gol në pjesën e parë ka qenë 14 ndeshje më parë.
Vetëm tri nga nëntë ndeshjet e fundit të Serbisë kanë sjellë 3 ose më shumë gola.
Serbia ka qenë në disavantazh pas pjesës së parë vetëm një herë në 12 ndeshjet e fundit.
Ndërsa këto mund të jenë formacionet e të dy skuadrave:
Serbia (4-2-3-1): Stojkovic; Ivanovic, Milenkovic, Tosic, Kolarov; Matic, Milivojevic; Tadic, Milinkovic, Ljajic; Mitrovic.
Brazili (4-3-3): Alisson; Fagner, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Paulinho, Casemiro, Coutinho; Ëillian, Gabriel Jesus, Neymar.