Korea e Jugut - Gjermani, formacionet e mundshme

Botërori 2018

Korea e Jugut - Gjermani, formacionet e mundshme

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 10:27
Gjermania

Sot në orën 16:00 Gjermania do të synojë fitoren përballë Koresë së Jugut.

Kampionët në fuqi të Botës duhet të fitojnë me çdo kusht për tu kualifikuar në fazën tjetër.

Këto janë disa statistika interesante që kanë të bëjnë me këto dy kombëtare:

Gjermania ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit, ndërsa Koreja e Jugut ka marrë vetëm 1 fitore në të njëjtin numër ndeshjes.

Këto dy kombëtare janë ndeshur dy herë në Kupën e Botës, me Gjermaninë që ka fituar në të dy rastet. 

Koreja e Jugut ka pësuar gol me penallti në të dy ndeshjet e mëparshme të luajtura në grup. 

Gjermania ka fituar 15 nga 17 ndeshjet e fundit zyrtare që ka luajtur pas humbjes 2-0 të pësuar kundër Francës në Euro 2016.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave janë këto:

Gjermania: Manuel Neuer; Joshua Kimmich, Niklas Sule, Mats Hummels, Jonas Hector - Ilkay Gundogan, Toni Kroos; Thomas Muller, Marco Reus, Timo Werner; Mario Gomez.

Koreja e Jugut: Woo; Yong, Hyun Soo, Yong Gwon, Min Woo; Seon Min, Ju Sejong, Sung Yueng, Hee Chan; Jae Sung, Heung Min.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat