‘Pa fjalë'!

Botërori 2018

‘Pa fjalë'!

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 16:52
Pamje ga ndeshja Gjermani-Koreja Jugut

Gjermani u eliminua në një mënyrë drastike nga Botërori "Rusia 2018" duke mos mundur të kalojë as fazën e grupeve gjë që i ka ndodhur për herë të parënë historinë e saj. 
Ajo që u quajt një ndeshje e sigurt u kthye në makth për gjermanët duke u mposhtur 2:0 nga Korea e Jugut. 
Ky eleminim i papritur i Gjermanisë ka sjellë reagime të forta dhe të ashpra të mediave në vend.
Ajo që nuk kursehet aspak është e përditshmja ‘Bild’, e cila në faqen e parë të saj ka përdorur të njëjtin imazh dhe titull si në 2014 kur Gjermania shkatërroi Brazilin 7:1.
Në faqe të parë është imazhi i Toni Kros dhe titulli ishte: ‘Pa fjalë’, e njëjta që u shfaq edhe në numrin e kësaj gazete 4 vjet më parë, por në atë kohë ishte me entuziazmin në qiell.
Ndërsa suplementi ‘Fussball Bild’ e zbraz të gjithë zemërimin te Joachim Low për eliminimin historik nga Kupa e Botës – “Mattthaus të ndreqë llogaritë”.
Revista ‘Kicker’ publikon foton me imazhin e trofeut të Botërorit në tokë që shoqëron artikullin me titullin ‘Eliminimi historik’.

Ndërsa ‘Die Welt’ shkruan: Mbaroi. Jashtë Botërorit pa duartrokitje. 
Akoma më shkurt i bie ‘Berliner Morgenpost’ që publikon artikullin me titullin; ‘Gjermania Knocked Out’

Në Mynih, ‘Sudddeutsche Zeitung’ shkon deri aty sa në artikullin e saj flet për një skuadër kampione të botës që bëhet qesharake, ndërsa për TZ, eliminimi i Gjermanisë është një makth botëror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat