Gjeraj: Shqiptarët janë zemra e ekipit të Zvicrës

Botërori 2018

Gjeraj: Shqiptarët janë zemra e ekipit të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2018 Në ora: 10:26
Gjeraj: Shqiptarët janë zemra e ekipit të Zvicrës

Robert Gjeraj, futbollist pa skuadër, pasi që së fundi kishte luajtur në Besë të Pejës, pret lojë të fortë mes Zvicrës dhe Suedisë. “Në bazë të përformancës që kanë pas ekipet, Zvicra ka lojë më të mirë e me të saktë dhe kanë përvojë më shumë në mesin e tyre. Prandaj, mendoj që janë më afër, mirëpo vetëm i frikohem mungesave të rëndësishme që kanë dhe kur dihet që Suedia luan një lojë shumë të mirë në mbrojtje dhe të disiplinuar”, shprehet Gjeraj. Sipas tij, gjasat për fitore janë në anën e Zvicrës: 

“Mendoj se gjasat janë 60% me 40% për Zvicrën. Përparësitë e Zvicrës janë në lojën e shpejt që e kanë si dhe në kundërsulme, edhe lojtarët i kanë me përvojë në ekip, ndërsa Suedia është e rrezikshme në ndërprerje dhe goditje standarde”.

A do të bëjnë diferencën shqiptarët? “Po, patjetër shqiptarët janë zemra e ekipit të Zvicrës. Po mos të ishin ata Zvicra as grupin nuk do ta kalonte. Unë besoj që nëse këtë ndeshje e vendos dikush janë shqiptarët që do ta vendosin”, shpreh bindjen Gjeraj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat