Plepolli: Uruguai, Brazili dhe Kroacia janë më afër finales!

Botërori 2018

Plepolli: Uruguai, Brazili dhe Kroacia janë më afër finales!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:45
Arsim Plepolli

Kampionati Botëror është me befasi të mëdha, të paktën deri me tash, kur kihet parasysh se është eliminuar në fazën e grupeve kampioni në fuqi i botës, Gjermania, pastaj nënkampioni i botës, Argjentina, kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, po ashtu edhe Spanja që llogaritej ndër favoritët.

Ish futbollisti i mirënjohur Arsim Plepolli, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot”, se futbolli nuk do të ishte sporti më i bukur sikurse mos të kishte befasi siç ndodhi deri me tash në ngjarjen më të madhe që po zhvillohet në Rusi.  “Një Kampionat Botëror me shumë befasi, askush se ka pritur mu diskualifikuar Portugalia, Argjentina, Gjermania dhe Spanja. Futbolli është lojë kolektive dhe nuk është individuale. Yjet si Ronaldo dhe Messi, janë eliminuar me kombëtaret e tyre nga Botërori,  cilësitë e tyre i bllokojnë lojtarët rivalë dhe ata nuk mund të luajnë si në Real apo Barcelonë.

Sepse në ekipe është më ndryshe kur luan dhe ndryshe kur luan për shtet. Fanella e shtetit dallon me ato të klubeve dhe kur lufton për shtet lufton me shpirt e me zemër”, thotë Plepolli.  Ish futbollistit i kanë lënë mbresa të mëdha deri me tash Uruguai për qasjen e lojës dhe shpirtin luftarakë. “Uruguai është një ekip shumë e fortë, me Edinson Cavanin dhe Luis Suarezin, kanë karakter fitues, që luftojnë çdo centimetër të fushës. Ekip luftarakë po krijon përparësi. Neymar i Brazilit sikur të luan me thjeshtë, është më i rrezikshëm dhe më i mirë”, vlerëson Plepolli. Sa i përket sfidës çerekfinales mes Rusisë dhe Kroacisë, Plepolli mendon se kroatët janë më afër kualifikimit:

“Si tifoz e dua Kroacinë, por ndeshjen e fundit s’ka lënë përshtypje të mirë. Kjo është faza e nokautit, po luajnë shumë më sigurtë, se me një gol shkon te shtëpia. Kroacia është favoritë edhe pse Rusia e ka përkrahjen e publikut”, tha ai. Ndeshje të fortë pret edhe në takimin Belgjikë – Brazili. “Favoritë është Brazili edhe pse Belgjika ka mesfushor e sulmues të fortë, një  super ekip. Varet se cili e ka ditën e vet dhe shkon tutje sepse nuk do të jetë lehtë për Brazilin. Përparësinë e shoh te Brazili sepse janë më të mirë me lojë individuale dhe teknikisht”, tha ai.

Plepolli i jep pak gjasa Francës që mund të kualifikohet në finale dhe sipas tij, do ta ketë të vështirë me Uruguain: “Uruguai luan lojë kolektive dhe për çdo centimetër e kontrollon topin, ka ekip të komponuar dhe luajnë për njëri-tjetrin. Mendoj se Uruguai e Brazili janë më afër finales, gjithashtu edhe Kroacia. Francën nuk e shoh, nuk me ka kënaq me lojë deri me tash. Spanjën e kam pa shumë larg, Gjermaninë shumë larg, por u eliminuan! Futbolli për atë është sporti më i mirë në botë sepse ka befasi dhe luhet lojë kolektive e jo individuale”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat