Çmenduri e kroatit, ja çfarë hodhi nga dritarja

Botërori 2018

Çmenduri e kroatit, ja çfarë hodhi nga dritarja

Nga: K. Goca Më: 8 korrik 2018 Në ora: 15:05
Çmenduri e kroatit, ja çfarë hodhi nga dritarja

Disa nga kroatët nuk besonin se Kroacia do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. 

“Një tifoz i çmendur hodhi një shtrat nga dritarja pas fitores! Edhe kroatët nuk besonin se futbollistët e tyre mund të arrinin në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Rusi, dhe kështu një tifoz në mënyrë të paprecedentë festoi. Pas fitores ndaj Rusisë në serinë e penalltive (4:3), tifozi hodhi shtratin nga dritarja”, shkruan “Index.hr”.

Ai vazhdoi të kremtonte sikurse mos të kishte hedhur asgjë nga dritarja. Kroacia do të takohet në gjysmëfinale me Anglinë, dhe nëse fitojnë medaljen, kush e di se çfarë do të fluturojë nga dritarja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat