Vrsaljko nuk luan në gjysmëfinale ndaj Anglisë

Botërori 2018

Vrsaljko nuk luan në gjysmëfinale ndaj Anglisë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:28
Sime Vrsaljko

Kroacia do të ketë një mungesë të madhe për sfidën gjysmëfinale të Botërorit.

Dy ndeshje radhazi në vazhdime kanë lënë pasoja te futbollistët e Kroacisë të cilët po përballen me probleme fizike.

Në duelin që luhet të mërkurën, kroatët nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin e krahut të djathtë Sime Vrsaljko i cili ka lënduar gjurin në sfidën çerekfinale ndaj Rusisë.

Për këtë takim në dyshim është edhe portieri Danijel Subasiq që po ashtu kishte pësuar një tërheqje muskulore në këtë takim. Megjithatë te Kroacia shpresojnë që heroi i tyre të jetë gati për përballjen me anglezët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat