Capello: Anglia favorite për ta fituar Botërorin

Botërori 2018

Capello: Anglia favorite për ta fituar Botërorin

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 12:48
Fabio Capello

Ish-trajneri i “Tre Luanëve”, beson se ata do t’ia dalin të shpallen kampionë të botës.

Fabio Capello pret që në finalen e Botërorit, të luajnë Franca dhe Anglia, ku sipas tij “Tre Luanët” janë favoritë për të triumfuar.

Italiani ka drejtuar Anglinë në Botërorin e vitit 2010 mirëpo dy vite më vonë ishte larguar pas mosmarrëveshjeve me Federatën Angleze të Futbollit.

“Ata kanë shumë futbollistë të shpejtë dhe një trajner fantastik si Gareth Southgate”, ka thënë Capello për Gazzetta dello Sport.

“Southgate e ka kuptuar se do të shkonte shumë herët në shtëpi po të luante me dy mbrojtës dhe bëri mirë që po luan me tre. Ai po ashtu ka gjetur një portier të zotin si Jordan Pickford i cili ka qenë fantastik”.

“Finalja? Franca-Anglia. Në këtë rast unë e shoh Anglinë si favorite”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat