Festë e çmendur në Paris - Bota Sot
Festë e çmendur në Paris

Botërori 2018

E hënë, 12 nëntor 2018

Festë e çmendur në Paris

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:00
Festë e çmendur në Paris

Nëse tifozët francezë të pranishëm në Rusi kanë festuar nëpër lokale dhe në sheshet e Shën Pjetërburgut natën e djeshme, në Paris euforia ka qenë madhështore, por duke kaluar gati në frenezi. Pas vërshëllimës së trefishtë kundër Belgjikës, tifozët kanë dalë nëpër rrugë dhe kanë bllokuar trafikun.

Madje, frenezia ka arritur deri aty sa njerëz të ekzaltuar përtej masës kanë vrapuar mbi makinat të parkuara dhe të tjera që kishin mbetur në trafik të palëvizura, por edhe mbi autobusë. E gjithë kjo festë për disa momente ka përhapur edhe pak panik dhe ndërhyrja e forcave policore ka qenë e vështirë, duke marrë parasysh se turma euforike sa vinte dhe shtohej, ndonëse situata është qetësuar me kalimin e minutave, por dëmet e shkaktuara nga këto festime pritet që të jenë jo të vogla dhe do të llogariten në orët në vazhdim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test