Ronaldo: E pashë Neymarin të kufizuar në fushë - Bota Sot
Ronaldo: E pashë Neymarin të kufizuar në fushë

Botërori 2018

Ronaldo: E pashë Neymarin të kufizuar në fushë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 11:41
Ronaldo: E pashë Neymarin të kufizuar në fushë

Ronaldo Nazario mori pjesë në “Sport TV” të Kupës së Botës në Rusi, ku foli për ekipin brazilian dhe veçanërisht rolin e Neymar Jr. “Ne të gjithë pritnim më shumë nga Brazili, sepse është ekipi favorit në të tillë turne. Po kështu, prisja më tepër edhe nga Neymar. Unë nuk e di nëse operacioni i këmbës, apo ndonjë problem tjetër e ka munduar, por e pashë atë të kufizuar në fushë.

Mbërritja në Botëror sikur asgjë të mos kishte ndodhur, pas operacionit dhe qëndrimit tre muaj larg fushave, është situatë e vështirë. Sidoqoftë, ai është ende i ri dhe ka shumë talent. Bashkë me talentin shtohet shumë edhe përgjegjësia, ndaj duhet të mësojë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test